Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Riad homologun e saj nga Mauritania, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se biseduan për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë.
“Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
“Krejtësisht paaftësi” – Gjyqtari Tantashev sulmohet ashpër nga L’Equipe
Ambasada e SHBA-së: Ndriçimi i Bibliotekës Kombëtare me flamurin amerikan, simbol i miqësisë
Shqiptarët, ndër popujt më të stresuar në botë