Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zgjerimi i BE-së është çelës për sigurinë evropiane.
Ai kështu është shprehur në një takim që ka zhvilluar në Jacques Delors në Paris.
“Shfrytëzova rastin për të theksuar nevojën për një qasje vendimtare dhe të bazuar në meritë ndaj zgjerimit nga BE-ja, si një çelës për sigurinë evropiane përballë rreziqeve aktuale gjeopolitike. Diskutuam gjithashtu investimet në mbrojtje të Kosovës, mbrojtjen kushtetuese dhe praktike të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe lidhjen e pandashme midis agjendave ekonomike dhe parimeve demokratike”, ka shkruar Kurti në X.
Kryeministri në detyrë, po qëndron në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.



Të tjera
Karakteristikat e një nëne perfekte
Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit