Reperi shqiptar, Marin ka bërë një reagim prekës për ngjarjen e trishtë që i ndodhi para disa muajsh, kur i vdiq djali pasi lindi. Pas kësaj humbjeje të madhe, reperi ka shkruar se mbështetjen e ka gjetur te Zoti.
”Allahu i sprovon ata që i do. Allahu dëshiron që ti të kesh një vendbanim të përjetshëm mahnitës dhe madhështor, prandaj përballoje këtë sprovë me durim dhe lavdërim. Falënderimi i qoftë Allahut për gjithçka që tashmë ke, dhe falënderimi i qoftë Allahut për të ardhmen e panjohur dhe mundësitë e saj të pafundme. Abu Hurejra transmeton: I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse Allahu dëshiron të mirën për dikë, e sprovon atë.”
I Dërguari i Allahut tha: “Kur fëmija i një robi të Allahut vdes, Allahu u thotë engjëjve: A e morët shpirtin e fëmijës së robit Tim? Ata thonë: Po. Allahu thotë: A e morët frytin e zemrës së tij? Ata thonë: Po. Allahu pyet: Çfarë tha robi Im? Ata thonë: Ai të lavdëroi dhe tha: ‘Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.’ Atëherë Allahu thotë: Ndërtoni një shtëpi për robin Tim në Xhenet dhe quajeni ‘Shtëpia e Lavdërimit’.”, ka shkruar ai.




Të tjera
Tri arsyet kryesore që shkaktojnë thinjen në moshë të re
Gjërat që ju qojnë në pagjumësi
Kurti pritet nga Macron në darkën solemne të Forumit të Paqes në Paris