Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Riad, ku po merr pjesë me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, në Forumin “Future Investment Initiative” (FII), është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se presidenti Radev është mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave tona euroatlantike.
“Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikimit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Osmani në Facebook.



Të tjera
Supremja refuzon ankesën e AAK-së që kishte kërkuar rivotim në Junik
E kishte mbushur çantën me fillerë, Dogana ia ndal në Vërmicë
Koalicioni BDI–Levica-Danella injorojnë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve