Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka dhënë kritika ndaj bashkëpunimit të mundshëm mes LDK-së dhe PDK-së, duke paralajmëruar se një afrimitet i tillë do ta dëmtonte rëndë Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Peci tha se LDK-ja mund të konsolidohet vetëm nëse e sheh si partner politik Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), ndërsa çdo bashkëpunim me PDK-në, sipas tij, do ta çonte drejt shkatërrimit.
“Unë kam një mesazh për LDK-në, si në nivel të Kosovës, ashtu edhe në Mitrovicë. LDK-ja mundet t’i konsolidojë radhët vetëm duke e parë partner Vetëvendosjen. Çdo përafrim me PDK-në e çon LDK-në drejt shkatërrimit — historia e ka treguar këtë. Në vitin 2019, LDK-ja dhe VV-ja kishin vetëm 1.7% dallim. Shikoni ku janë sot: LDK-ja në atë kohë kishte 29%, e sot ka vetëm 3% në Mitrovicë. Çdo koketim me PDK-në e shkatërron LDK-në”, deklaroi Peci në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.
Peci theksoi se në zgjedhjet e 9 nëntorit, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin “një aktor politik që në të kaluarën ka qenë eksponent i LDK-së”.
“Të ata që më datën 9 i drejtohen kutive të votimit e kanë një mundësi me zgjedh një akter që në të kaluarën ka qenë eksponent i LDK-së, ku ta zëmë që në vitin 2019, PDK-ja dhe grupet kriminale që janë të afërta me to e kanë kidnapuar një djalë të ri, duke menduar që po më kidnapojnë mua. Në atë kohë kandidat ka qenë Mursel Ibrahimi nga LDK-ja”, deklaroi ai.
Ai tha se nuk po sheh reformë në LDK-në, përkundër deklarimeve.
“Çdo përafrim i LDK-së me PDK-në e çon LDK-në në ‘thy qafje’. Është pretenduar se ka reformë, por nuk po e shoh. Uroj që LDK-ja të konsolidohet, nëse e ndjek vullnetin qytetar — dhe vullneti qytetar është që Albin Kurti të jetë kryeministër”, përfundoi Peci.



Të tjera
Real Madridi zyrtarisht prezanton Dumfries
“Faleminderit, Legjendë”, Agon Xhaka ndan rrugët me Malishevën
Protestuesit kërkojnë drejtësi sot para Gjykatës së Tiranës: Lironi çunat