Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për ta gjetur Florjan Tabakun i cili është zhdukur që nga 21 tetori.
Familjarët i kanë thënë policisë se ai ishte zhdukur derisa po mbledhtë gështenja në zonën kufitare “Qafë Morinë –Gajkovë”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, Stacioni Policor në Gjakovë njofton opinionin publik se më 21.10.2025 është raportuar për zhdukjen e personit: Florjan Tabaku, i lindur më 15.06.1999 në Bajram Curr (shtetas i Shqipërisë).Sipas familjarëve, personi i zhdukur gjatë mbledhjes së gështenjave në zonën kufitare “Qafë Morinë-Gjakovë” ka humbur kontaktin me familjarët dhe nuk është gjetur më. Në momentin e largimit ai ishte i veshur me: pantallona të zi,bluzë të kuqe dhe atlete (patika) të bardha. Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e mbështetur edhe nga njësi të specializuara të PK-së, FSK dhe organizatat vullnetare për kërkim dhe shpëtim, ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e tij, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet. Me qëllim gjetjen e tij sa më të shpejtë, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata kanë kërkuar se “Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Florjan Tabaku (personi në fotografi), lutemi të lajmërohet menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor”.



Të tjera
Real Madridi zyrtarisht prezanton Dumfries
“Faleminderit, Legjendë”, Agon Xhaka ndan rrugët me Malishevën
Protestuesit kërkojnë drejtësi sot para Gjykatës së Tiranës: Lironi çunat