Java e 9-të e Superiores solli një surprizë të madhe në fushën e Vlorës.
Flamurtari, skuadra e fundit në renditje, arriti një fitore historike ndaj Vllaznisë kryesuese.
Ndeshja e zhvilluar në Vlorë ishte betejë e vërtetë, por goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 73’ nga Marku me penallti, e cila erdhi në mënyrë të çuditshme pas një goli të anuluar vetëm pak momente më parë.
Shkodranët tentuan të dilnin me pikë nga ky ballafaqim, por në fund, ata që festuan ishin vlonjatët.
Kjo ishte fitorja e parë e këtij sezoni për Flamurtarin, që tashmë e sheh si një pikë kthese për të dalë nga fundi, ndërsa Vllaznia vijon të jetë në vendin e parë, me rivalët që i afrohen.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së