Sot do të mblidhen tri komisione të Kuvendit të Kosovës.
Duke filluar nga ora 10:00, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Po ashtu në ora 10:00, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës interviston ish-sekretarin e MPJD-së, Behar Isma.
Ndërkaq, nga ora 12:30, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT.



Të tjera
Shmangni pagjumësinë pa ilaçe
Arrestohet gruaja që dyshohet se rrëmbeu një të mitur në Vushtrri
Kosova tërhiqet nga Kampionati Evropian i Golf-it, Qipro nuk lejoi paraqitjen me simbolet shtetërore