Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo. Ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadoren për rolin e saj si ambasadore në Kosovë, për mbështetjen e dhënë gjatë proceseve jo të lehta për sigurinë në Kosovë dhe rajon si dhe i uroi suksese të mëtutjeshme në misionin e ri.
Gjatë këtij takimi, Ministrja Gërvalla dhe Ambasadorja Lobbezoo biseduan edhe rreth progresit të arritur viteve të fundit nga Republika e Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, si dhe në politikën e jashtme, proceset integruese si dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtete të ndryshme.
Ministrja Gërvalla vlerësoi lart kontributin e ambasadores në fuqizimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.



Të tjera
“Nuk e ndjeva fare pjesën e lartë të këmbës”, Van Dijk flet pas lëndimit me Suedinë
Lamine Yamal i mbanë edhe dy flamuj të dy vendeve tjera në këpucët e tij
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë