Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej protestuesve mëngjesi i gjeti aty pasi e gdhinë në bulevard.
Po ashtu, për herë të parë në këtë të diel në zonën para godinës së Kryeministrisë ndodhet një numër më i vogël qytetarësh edhe në orët e paradites, ndryshe nga zakonisht, të cilët kanë vendosur edhe dy çadra dielli dhe po qëndrojnë në pritje të grumbullimit më të madh që bëhet në orët e mbrëmjes.
Në shkallët e Kryeministrisë, ndërkohë, janë vendosur dhe stivosur një numër i madh këpucësh nga protestuesit, ndërsa efektivët e policisë herë pas here u kanë bërë thirrje qytetarëve që të lirojnë hapësirat dhe të mos bllokojnë zonën./euronews



Të tjera
Pse dikush ka kujtesë më të keqe?
Komuna e Tetovës për emrat e rrugëve: 4 qeveritë e BDI-së nuk e kaluan vendimin në Qeveri
Specialja nuk përjashton mundësinë e një shtyrjeje tjetër të vendimit