Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës reagon ndaj deklarimeve të sotme të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e Qeverisë ka folur për rritje të pensioneve dhe pagave, por që sipas tyre, edhe kësaj radhe nuk ka përmendur fare pensionet e veteranëve të luftës.
Në reagimin e tyre, thuhet se Qeveria në detyrë po tentohet të mashtrojë qytetarët.
“Në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve, Qeveria në detyrë po mundohet të krijojë përshtypje mashtruese me premtime për rritje që nuk mund të realizohen pa buxhet të miratuar nga Kuvendi. Por edhe në këtë tentativë për mashtrim të qytetarëve, ku u përmendën të gjitha kategoritë shoqërore, veteranët e luftës së UÇK-së u anashkaluan sërish qëllimisht“, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se “Kjo është dëshmi e qartë se diskriminimi ndaj atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës po vazhdon. Në vend që të përmirësohet trajtimi i dinjitetshëm për veteranët, Qeveria në largim po tenton t’i harrojë ata plotësisht, madje edhe në momentet e fundit të mandatit”.



Të tjera
Eksperti Avni Arifi: Njohja e Kosovës nga Siria dobëson ndikimin ruso-serb
KQZ tregon se si duhet të votohet me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve
“Kthehuni nga keni ardhur” – reagim ndaj serbëve nga Kosova që mbështesin Vuçiqin