Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pasditen e kësaj të premte.
Reaguesve të shumtë nga politika iu bashkua edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e vlerëson Nanon për rolin e tij si udhëheqës dhe vizionar.
“Telegram ngushëllimi! Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano.
Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar. Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj.



Të tjera
13 mënyrat si ai ju thotë të dua, pa zë
Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës
Gjilan, mbahet dëgjimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029