Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se partitë opozitare nuk dëshirojnë të bëhen bashkë me pozitën në qeverisje anise u kanë ofruar bashkëpunim.
Pacolli, u shpreh se kërkesat e opozitës për qeverisje është ndarja e terminaleve dhe pasurive shtetërore për çka u shpreh se Vetëvendosje nuk e pranon këtë.
“I kemi ofru bashkëpunim edhe NISMA-s edhe LDK-së për dikastere por jo për pasuri të shtetit – ende kemi këso logjike në këto parti politike dhe Vetëvendosje nuk dëshiron të bëjë këtë. Vetëvendosje kërkon që bashkëpunimi të behet në mënyrë të hapura për ndarjen e ministrive, por jo ndarje të aseteve shtetërore – kështu po kërkojnë dhe këtë nuk e bëjmë ne”, tha Pacolli.
“Këshilli i VV-së do të vendos për nominimin e Kurtit për herë të dytë si mandatar dhe për këtë duhet të presim mbledhjen e Këshillit që të dimë se a do të ketë emër tjetër a po të mandatohet sërish Kurti”, tha ajo.



Të tjera
13 mënyrat si ai ju thotë të dua, pa zë
Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës
Gjilan, mbahet dëgjimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029