Ishte mesi i prillit i vitit 1999, kur ajo u përball me ngjarjen me të rëndë në jetën e saj.
Vasfije Krasniqi, atëbotë 16 vjeçare po rrinte me familjen e saj në Stanoc kur policë e paramilitarë u futen në shtëpi dhe me dhunë morën atë për ta dërguar drejt Milloshevës.
Në gjendje të rënduar fizike dhe psikike, ata që e dhunuan e sollën Vasfijen në udhëkryqin afër shtëpisë e hodhën nga vetura me porosinë “nesër vijmë prapë dhe të marrim”.
Portalimagazina.com ka siguruar dëshminë e Vasfije Krasniqit, dhënë Komandantit, Osman Musliut.
Raporti i Musliut, shkuar në bazë të dëshmisë që ka dhënë Vasfija në shtabin e UCK-së me datën 16 prill 1999, ka 7 rreshta:
14.04.1999, Vasfije Shaip Krasniqi nga Stanoci i Ulët
Policia Serbe hynë në shtëpinë e Shaip Krasniqit ku me dhunë morën vajzën e tij Vasfijen 16 vjeçare rreth 19:45 e quan në drejtim të Milloshevës e pastaj në Babimost. Policia e kanë dhunuar. 17 policë e çetnik deri në alivanosje pastaj ka pësuar trauma psikike. Vajzën e sollën në udhëkryqin afër shtëpisë te varrezat e Stanocit i kanë than nesër vimi prapë e të marrim.

Të tjera
Zlatan Elek dështon për herë të tretë, s’merr votat për nënkryetar
Kryeparlamentari Basha mban konferencë për media
Murati thotë se deputetët sot kanë dy opsione të zgjedhjes mes Listës Serbe dhe Nenad Rashiqit