Viktor Buzhala në një reagim të fundit ka kritikuar partitë PDK, LDK dhe AAK për thirrjet e tyre për zgjedhje.
Në reagimin e tij Buzhala u shpreh se partitë po u referohen sondazheve, por sipas tij të dhënat janë të pasakta dhe përdoren për t’i mashtruar qytetarët, përcjell “Bota sot”.
Buzhala paralajmëroi se sondazhet shpesh fryhen për të favorizuar interesa të caktuara dhe si pasojë qytetarët mund të presin një realitet të ndryshëm në ditën e votimit.
Ai theksoi nevojën për kujdes ndaj rezultateve që shpallen para përfundimit të procesit zgjedhor dhe për transparencë më të madhe nga kompanitë e sondazheve.



Të tjera
10 shprehitë që e shkatërrojnë trurin
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zisë
Turqia dhe Britania nënshkruajnë dokumentin e “partneritetit strategjik” për të thelluar lidhjet në siguri dhe tregti