Kurti në festivalin e humorit në Zvicër: Numrat këtu i kam më mirë se në Kosovë (VIDEO)

Numrat këtu i kam më mirë se në Kosovë (VIDEO)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në festivalin e humorit “Shqip Up Komedi”, i cili është mbajtur në Zvicër.

Gjatë paraqitjes së tij, Kurti ka bashkëvepruar me publikun dhe ka ndarë disa momente gazmore, përfshirë edhe batuta lidhur me situatën politike në Kosovë.

Në një pjesë të fjalës së tij, ai ka thënë me humor: “Edhe kuorum paska, numrat këtu i kam më mirë se në Kosovë”, duke iu referuar dështimit të fundit për formimin e Qeverisë së re.

Kryeministri në detyrë ka ndarë gjithashtu edhe një episod nga takimi me një bashkatdhetar në Zvicër, duke shtuar me shaka: “Në fakt s’ka qenë vështirë, për shkak se ka më shumë fluturime prej Prishtinës për Zvicër, sesa autobusa prej Prishtinës për Prizren, Gjakovë e Pejë.”

Eventi “Shqip Up Komedi” është mbajtur me pjesëmarrjen e shumë mërgimtarëve nga Zvicra dhe vende të tjera evropiane.