Xhamisë së Madhe në Ferizaj, para sabahut të së premtes ia mësynë disa mysafirë të paftuar.
Ata nuk shkuan për t’u falur, por për të kryer një vepër që nga myslimanët konsiderohet si haram.
Për të hyrë brenda faltores e për të kryer vjedhjen, ata shfrytëzuan një pjesë të murit që u dëmtua aksidentalisht nga punimet që po bëhen për restaurimin e xhamisë.
Aty morën krejt çka u doli para. Nuk dihet nëse e bënë të njëjtit hajna, por aty vetëm pas pak orësh ndodhi edhe një plaçkitje.
Kësaj radhe u vodhën pompa termike në vlerën të mbi 12 mijë eurosh e gjësende personale të imamit. /Klankosova.tv



Të tjera
TRONDITET PRISHTINA – Atentat me armë zjarri në kafiteri, shënjestra emër i njohur!
Kujdes, shkencëtarët tregojnë se gudulisja mund të jetë e dëmshme për fëmijët
Franca e publikon listën e lojtarëve për Kupën e Botës, mungojnë dy yje