Një pjesëtar i policisë së Serbisë, është arrestuar në hyrje të pikës kufitare në Jarinje. Gjatë kontrollit, në veturën e tij me tabela të Beogradit, janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishekë, dhe para të gatshme në vlerë prej 9.900 eurosh si dhe 26 mijë dinarë serb.
“PKK Jarinje / 01.11.2025 – 10:02. Në vendkalimin kufitar në hyrje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pjesëtar i policisë së Serbisë, për shkak se në veturën me targa të Beogradit të cilën ishte duke e drejtuar gjatë kontrollit në bagazhi janë gjetur dhe konfiskuar 51 fishek, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinar serb. Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.



Të tjera
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin