Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se ka falsifikuar dokumente që lidhen me prona të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Sipas Policisë, i dyshuari në bashkëkryerje me persona tjerë dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për bartjen e pronave nga statusi shtetëror në atë privat, të cilat më pas janë shitur për përfitime financiare.
“Më 01.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale të cekura më lartë. Dokumentet dyshohetet se janë falsifikuar lidhur me pronat e përfshira që kanë qenë nën menagjimin e AKP-së të cilat prona përmes dokumenteve të falsifikuara i dyshuari në bashkëkryerje me persona tjerë kanë arritë ti falsifikojnë dokumentet që në procedura për bartje dhe legalizim i kanë bartur nga prona shtetërore në pronësi private, pastaj i kanë shitur duke mashtruar blerësit dhe nga këto para kanë përfituar shuma të mëdha financiare. Janë bërë kontrolla në një shtëpi, tri banesa dhe dy garazha ku janë konfiskuar dokumente të ndryshme që kanë lidhje me falsifikime si dhe pajisje që janë përdorë për falsifikimin e dokumenteve. Gjatë operacionit është konfiskuar një pistoletë me 103 fishek, një telefon celular, një orë dore rolex dhe një zingjir dore rolex. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës
Mënyrat më të mira për të shpëtuar fëmijët tuaj nga varësia ndaj teknologjisë
Tensione dhe përplasje para Kuvendit të Serbisë