Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka zhvilluar një tubim me qytetarët e këtij qyteti në kuadër të fushatës zgjedhore për balotazh.
Në aktivitetin e mbajtur, Pecin e ka shoqëruar edhe kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Peci ka publikuar fotografi nga takimi, duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar rrugën drejt fitores.
“Vazhdojmë, ecim me përulësi e me nder, drejt fitores ❤️”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Fushata për balotazhin e 9 nëntorit po vazhdon në disa komuna të vendit, ku garojnë kandidatët e partive më të mëdha politike.



Të tjera
Të gjitha të mirat e avokados për shëndetin tonë
7 metoda efikase si ta qetësoni dhimbjen e dhëmbit brenda 5 minutave
Këto ushqime ndikojnë në gjatësinë e fëmijëve