Në Komisionin Hetimor Parlamentar është duke raportuar Behar Isma, ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, tashmë drejtor i Akademisë Diplomatike.
Në këtë komision po diskutohet për menaxhimin e marrëdhënieve të punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, transmeton Telegrafi.

Isma tha se ai më herët kishte qenë sekretar i përgjithshëm i MPJD-së.
Po ashtu, Isma pohoi se nuk ka asnjë parregullsi në pozicionimin e tij dhe se gjithçka ka ndodhë konform rregullave dhe ligjit.
Ndërsa, anëtarja e komisionit, Time Kadrijaj tha se “nuk është në rregull të gradohen diplomatët sipas preferencave”.
Disa pyetje i parashtroi edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musli – Shoshi, e cila tha se vite më parë i kishte dërguar e-mail me disa pyetje Behar Ismas, por që ai nuk është përgjigjur asnjëherë.
Lidhur me këtë reagoi Haxhi Avdyli, anëtar i këtij komisioni, derisa tha se deputetja e PDK-së, po bën drama.
“Ky komision është i parlamentit, nuk është për drama që po bën deputetja Shoshi, këtë deputete duhet ta disiplinoni, pasi nuk ka kulturë debati”, pohoi ai.



Të tjera
Zbulohet se ku do të varroset Khamenei
Bëhen publike letrat që Haradinaj ua dërgoi Hamzës e Abdixhikut, çka kërkoi ai dhe si u përgjigjën liderët opozitarë
Një muaj parabugim për katër serbët e dyshuar për kr*ime lu*fte