Anëtari i kryesisë së listës GUXO, Kujtim Hajdaj, ka reaguar ndaj koalicioneve mes LDK-së dhe PDK-së në disa komuna në balotazhin e 9 nëntorit.
Ai tha se këto marrëveshje nuk forcojnë LDK-në, por e fundosin atë dhe elektoratin e saj, duke dëmtuar trashëgiminë e Presidentit Rugova.
Postimi i plotë:
Tanimë edhe përfundimisht ranë maskat e LDK kudo në Kosovë, e përdorur jo për përfitime të saja, por për përfitime të PDK. Mos t’mendohet se me këto kontrata të trafikimit në balotazh, LDK po forcohet. Jo. Kjo prapë po e vulos dhe fundos fatin me dorën e saj për vendin e tretë në rrafshin nacional, por edhe me humbje të elektoratit në rrafshin lokal.
E kishte rastin jetik që në bashkëpunim me LV-GUXO-ALT, me fundos krejtësisht PDK.
Pra lirisht, të gjithë ata që i kanë besuar vlerave rugoviane, le t’shkojnë të varri dhe le ta ngushëllojnë Presidentin Rugova. Dhe le t’i thonë:
“President sot kemi ditë zie në Kosovë. LDK e madhe që ti na e la prapa si trashëgim, u përvetësua nga horrat dhe u bë një me PDK.”



Të tjera
Ulja e kalorive 15% zvogëlon rrezikun e vdekjes së hershme
Disa hapa për të larguar lodhjen në ditët e dimrit
Arsyeja e rëndësishme pse kurrë nuk duhet të mbani fatura në xhep