Kryeministri në detyrë i Kosovës njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Faton Peci do të jetë kryetar i Mitrovicës së Jugut pas raundit të dytë.
Ai në një tubim që kanë mbajtur në Shipol, ka thënë se nga këtu nis ndryshimi.
“Në Shipol fillon ndryshimi, Shipoli e bën dallimin. Nga aty ngrihet Mitrovica dhe nis kapitulli i mirëqenies dhe progresit, me Fatonin kryetar të Mitrovicës. Faleminderit për besimin dhe për mbështetjen”, ka shkruar Kurti.
Kandidati i VV-së, Faton Peci në raundin e dytë për kryetar të Mitrovicës së Jugut do të përballet me Arian Tahirin e PDK-së.



Të tjera
Me ngjyrat e flamurit amerikan u ndriçu ndertesa e Qeverisë, ndërsa Kurti uroi SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë
Pjesët e trupit që duan më shumë kujdes
Njerëzit e palumtur postojnë më shumë në Facebook