Arbnor Hamiti, ish-kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Mitrovicë, ka njoftuar se i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, duke deklaruar se LDK tashmë nuk ekziston në formën e saj të dikurshme, shkruan KosovaNews.
“Nuk ka më LDK në Mitrovicë, e që besa as në Prishtinë. Ata sot janë kokë më kokë me PDK-në, vetëm sa thirren në emër të LDK-së”, ka shkruar Hamiti në një postim në Facebook.
Hamiti tha se vendimi për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje vjen nga besimi i tij se kjo është forca që po e çon vendin përpara.
“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë e ardhmja e mirë e vendit tonë. Bashkimi im me Lëvizjen është pikërisht për këtë arsye, që ta çojmë përpara të mirën e nisur, së bashku e me përkushtim”, ka shtuar ai.
Ai ka falënderuar kryeministrin Kurti, deputeten Arjeta Fejza dhe ministrin Faton Peci — të cilin e ka quajtur “kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës” — për mikpritjen e ngrohtë.
Ndryshe, Hamiti ka qenë për shumë vite pjesë e LDK-së, ku ka mbajtur disa pozita brenda Forumit Rinor, përfshirë edhe atë të kryetarit në degën e Mitrovicës.
Në reagimin e tij, ai ka shprehur zhgënjim me mënyrën se si janë zhvilluar proceset e brendshme në LDK, duke i cilësuar ato si pa kritere dhe pa demokraci.



Të tjera
Vr*itet një 71-vjeçare nga Kosova në Cyrih
Kapsllëku kronik rrit rrezikun edhe për probleme me veshka
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës