Futbollisti i FC Drenica, Igball Jashari, është shpallur “Ylli i Javës” në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Çmimi është ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Jashari u vlerësua për paraqitjen e tij të shkëlqyer gjatë 80 minutave të fundit të ndeshjes, ndërsa vlerësimi u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Enver Prapashticës, Besim Slishanit dhe Bujar Asllanit.
Pas marrjes së çmimit, Jashari u shpreh i kënaqur me vlerësimin dhe formën e skuadrës në javët e fundit.
“Ndeshjen e kemi përgatitur mirë, edhe pse kemi pasur një orar shumë të ngjeshur. Gjatë javës kemi zhvilluar dy ndeshje, nga të cilat kemi arkëtuar 4 pikë që janë shumë të nevojshme për ekipin tonë. Nga boshti i ekipit të vitit të kaluar kemi qenë vetëm 5 lojtarë, dhe ka qenë e vështirë në fillim komponimi i ekipit, por duket se e kemi gjetur formën tonë dhe tashmë jemi mirë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe marrëdhëniet me trajnerin i kemi shumë të mira. Për mua është privilegj të shpallem lojtari më i mirë i javës, dhe kjo do të jetë një shtytje që të punoj akoma edhe më shumë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.



Të tjera
Kapsllëku kronik rrit rrezikun edhe për probleme me veshka
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës
Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati besim