Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas dyshimit se një serb i Kosovës është plagosur e më pas edhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe, përcjell KosovaPost.
Në një reagim në Facebook, e para e shtetit thotë se ky rast është dëshmi shtesë e qasjes hegjemoniste të Serbisë, e që sipas saj, çdo qytetarë që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Aleksandar Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, presidentja bëri thirrje që skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e vendit nga tendenca të tilla.
“Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, tha tutje Osmani.



Të tjera
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjësi
Dogana e Kosovës shënon rekord historik të të hyrave, 1.968 miliardë euro të arkëtuara
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit na duhet fitore me mbi 50 për qind