Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka lavdëruar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku duke thënë se ai është serioz, njeri i punës, i përkushtimit dhe rezultateve.
Ajo theksoi se Çeku është ndryshe, shkruan KosovaPost.
“Përparim Rama në çdo dalje publike shihet qartë, i nervozuar, i përhumbur dhe pa qetësi. Frika nga humbja e bën të humbasë toruan edhe në emisione. Qytetarët e Prishtinës e kanë ndier mospunën, arrogancën dhe moskokëçarjen.
Koha e mashtrimeve ka mbaruar. Nuk kalon më propaganda! Hajrulla Çeku është ndryshe. Është serioz, njeri i punës, i përkushtimit dhe rezultateve.”, ka shkruar ajo.
“Prishtina meriton drejtim të ri, me njerëz që e duan qytetin, dinë dhe duan ta çojnë qytetin përpara.”, u shpreh Haxhiu.



Të tjera
Si të eliminoni gurët në veshka pa shkuar tek mjeku
SHBA propozon krijimin e një force ndërkombëtare sigurie në Rripin e Gazës
Suedia pezullon ndihmën ndaj Serbisë për shkak të korrupsionit