Një shtetas kosovar F.K. 32 vjeç që synonte të kontrabandonte barna, me qëllim shitjen është arrestuar këtë të premte në pikën kufitare të Morinës.
Gjatë kontrollit policia i sekuestroi ilaçet.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Morinë, në hyrje/dalje, të bazuar në analizën e riskut, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes dhe për të parandaluar krimet në kufi, u goditën 1 rast i kontrabandimit të ilaçeve dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave. Për 2 rastet:
-u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar F. K., 32 vjeç, banues në Pejë, pasi në çantë iu gjet një sasi ilaçesh që i kishte kontrabanduar nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.



Të tjera
Konjufca takon ambasadorin gjerman, diskutojnë për dialogun dhe zhvillimet rajonale
Partneriteti Kosovë-Mbretëri e Bashkuar mbetet një shtyllë e fortë e zhvillimit tonë demokratik
Jam i bindur se Osmani s’i kishte votat të rizgjidhej presidente