Cristiano Ronaldo është një nga dy kapitenët që po luajnë në Euro 2024 me një rrip dore të diskutueshëm.
Ronaldo ka luajtur në katër ndeshje për Portugalinë në turne, duke mos arritur të gjejë rrjetën deri më tani.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë pa një penallti në vazhdime të pritur nga Jan Oblak dhe u përlot më pas, pasi ndeshja u mbyll baras dhe fituesi duhej të caktohej nga goditjet e penalltive.
Ai më pas u rikuperua për të kthyer në gol penalltinë e parë goditjen dhe dhe siç u zbulua nga WHOOP, rrahjet e zemrës së tij ishin në nivelin më të ulët kur goditi nga 11 metra për herë të dytë.
Por kapiteni i Liverpoolit dhe Holandës, Virgil van Dijk, është gjithashtu një ambasador i kompanisë së performancës njerëzore.
Gjatë Euro 2024, Van Dijk ka mbajtur rripin, i cila kushton 229 funte në vit.
Aktivitetet e tij – duke filluar nga luajtja e ndeshjeve në Gjermani deri tek shëtitjet para lojës – janë regjistruar.
Performanca e tij e gjumit është gjurmuar dhe shpërndarë gjithashtu në internet, me Van Dijk që flenë afërsisht 8 orë.
Megjithatë, Whoop janë akuzuar për “marketing në pritë” pas publikimit të të dhënave.
Kreu i sponsorizimeve globale në Visa dhe Coca-Cola, Ricardo Fort, ishte ai i cili kërkoi dënimin e Ronaldos dhe kompanisë, pasi Whoop nuk janë sponsor, por e kanë shfrytëzuar garën për promovim.
Të tjera
Çiftet e lumtura kanë dy tipare të përbashkëta
Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt
Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe në mbarë botën