Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

Temperaturat deri në 33 gradë Celsius gjatë javës që ardhshme, parashikohen edhe reshje shiu

Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet me rritje graduale të temperaturave, ku vlerat maksimale deri të premten pritet të arrijnë deri në 33 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fillimi i javës do të jetë me mot më të paqëndrueshëm, me vranësira, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa nga dita e enjte pritet stabilizim i kushteve atmosferike.

Të hënën dhe të martën temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 29, respektivisht 30 gradë Celsius, ndërsa gjatë këtyre ditëve priten edhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Të mërkurën temperaturat do të shënojnë rritje deri në 31 gradë Celsius, megjithëse moti do të mbetet i ndryshueshëm dhe me mundësi për reshje lokale.

Nga e enjtja, moti do të bëhet më i qëndrueshëm me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.

Dita më e nxehtë e javës pritet të jetë e premtja, kur temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius.

Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të mbesin pothuajse të njëjta, duke u lëvizur ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes gjatë intervaleve me diell, duke rekomanduar shmangien e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës dhe përdorimin e masave .