Kosova sot e pranon Raportin për Vendin nga BE-ja

Kosova sot e pranon Raportin për Vendin nga BE-ja

Kosova sot do ta pranojë Raportin për Vendin 2025 të përgatitur nga Komisioni Evropian.

 

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, dokumenti do t’i dorëzohet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Ceremonia e dorëzimit do të zhvillohet në orën 17:45, ndërsa menjëherë pas saj, Kurti dhe Orav pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për media ku do të ofrohen detaje rreth vlerësimeve dhe gjetjeve të raportit.

Në draft raportin e publikuar dje thuhet se përparimi i Kosovës në agjendën e Bashkimit Evropian është penguar nga politikat e brendshme përçarëse dhe nga ngërçi politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, .