Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me afatin kushtetues për formimin e qeverisë, duke paralajmëruar se çdo veprim jashtë normave ligjore do të përbënte shkelje të rëndë kushtetuese.
“Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja nuk ka mandat ta mandatojë askënd pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.
Shumica dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se kandidatura e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e qeverisë është “vetëm përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit”, duke shtuar se kjo farsë duhet të marrë fund dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.



Të tjera
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi veturë në Pejë-Kuqishtë
5 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit, Ziv uron që të zhvillohen e lulëzojnë më tej
Aksident me autobus në Turqi, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur