Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke theksuar se Kushtetuta e Kosovës e parasheh qartë mundësinë e mandatarit të dytë për formimin e qeverisë në rast se dështon i pari.
Murati ka theksuar se mënyra se si është e shkruar Kushtetuta “pothuajse nuk jep hapësirë që të mos ketë mandatar të dytë”, përveç në rastet kur asnjë subjekt politik nuk është i interesuar ta marrë përsipër tentativën e dytë.
“Sipas Kushtetutës, synimi është që të shfrytëzohet çdo mundësi për formim të qeverisë para se vendi të dërgohet përsëri në zgjedhje. Dhe ngjashëm sikurse mandatari i parë, edhe i dyti, sipas Kushtetutës i ka 15 ditë kohë për të siguruar shumicën e nevojshme”, ka shkruar Murati.
Ai shtoi se vendimi për mandatarin e dytë është në diskrecion të Presidentes së vendit, e cila, sipas tij, “mandaton personin që ka gjasat më të mëdha për të formuar qeverinë.”



Të tjera
20 gjëra që duhet të bëni nëse keni respekt për veten
Mësimet jetësore të cilat çdo njeri duhet t’i mësojë në vitet e veta të 20-ta
Mrekullitë e kajsive