Pas dy mandateve pauz, Izet Mexhiti, rikthehet në kolltukun e të parit të Çairit. Mexhiti, sot e ka pranuar detyrën si kryetar i Komunës së Çairit nga ish kryetari i deritanishëm, Visar Ganiu.
“Po rikthehem aty ku filloi gjithçka. Aty ku mësova çfarë do të thotë të punosh për njerëzit, të dëgjosh hallet e tyre dhe të ndash me ta çdo arritje. Çairi më ka mbështetur gjithmonë, në çdo hap të karrierës sime politike. Në momentet më të rëndësishme, Çairi ka qenë aty me besim, me përkrahje dhe me forcë. Edhe kësaj here, Çairi ishte bindshëm krah meje. Më dha një fitore të pakontestueshme, që edhe një herë e dëshmoi fuqinë dhe peshën tonë politike”. Këto janë disa fjalë, që ai i ka shkruar në rrjetin social Facebook, nga ku njoftoi se ka pranuar detyrën.
IZET MEXHITI, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Rikthehem sepse Çairi është pjesë e identitetit tim. Është historia ime personale dhe misioni im publik. Në çdo fazë të jetës sime, Çairi ka qenë forca që më ka mbajtur drejt, që më ka kujtuar pse ia vlen të punosh për njerëzit e tu. Çairi im, përpara nesh qëndron një kapitull i ri”.
Kujtojmë se Izet Mexhiti, në këto zgjedhje lokale është përballur me kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani dhe Ice Kolevski nga partia e Puntorëve, nga ku Mexhiti fitoi që na raundin e parë me 15.776 vota, i ndjekur nga Osmani me 12.308 vota dhe Kolevski me 705 vota. Kryetar i Çairit në dy mandatet e fundit, gjegjësishtë 8 vite ka qen bashkëpartiaku i Mexhitit, Visar Ganiu./shenja



Të tjera
E njoh qytetin dhe sfidat e tij
Trump të hënën do të takohet me presidentin sirian al-Sharaa
12 mënyra për të rënë në peshë pas moshës 40-vjeçare