Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër nga ana e Vetëvendosjes.
Nisma e ka ftuar presidenten Vjosa Osmani të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rreziojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme.
NISMA Socialdemokrate vlerëson se vendi ndodhet në një ngërç të paprecedentë institucional si rezultat i mungesës së vullnetit politik për marrëveshje dhe vendimmarrje të përgjegjshme, dhe si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme për zgjatjen e pushtetit pa shumicë parlamentare dhe pa legjitimitet politik. Sot është e qartë për të gjithë: Kuvendi i Kosovës nuk ka shumicë.
Në takimin e fundit me Presidenten e Republikës, të gjitha partitë politike e kanë shprehur qartë dhe zyrtarisht qëndrimin e tyre: në këtë Kuvend nuk ekziston shumicë parlamentare dhe zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e reja. Si e tillë, kjo situatë kërkon veprim të qartë dhe të shpejtë institucional. Presidentja e Republikës ka detyrim kushtetues të respektojë vullnetin e subjekteve politike, vullnet që tashmë është deponuar zyrtarisht.
NISMA Socialdemokrate fton Presidenten të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rrezikojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme. Roli i Presidentes është të garantojë unitetin kushtetues dhe të sigurojë funksionimin demokratik të shtetit, jo ta shtyjë vendin drejt bllokadës.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Karakteristikat e një burri ideal
E njoh qytetin dhe sfidat e tij
Trump të hënën do të takohet me presidentin sirian al-Sharaa