Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka mandatuar sot Glauk Konjufcën nga Vetëvendosja si mandatar të dytë për formimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit, përcjell KosovaPost.
Në faqen zyrtare, Presidenca ka ndarë një foto nga takimi i Osmanit me Konjufcën, që ndodhi pak para se Osmani të dilte në konferencë e ta kumtonte lajmin për mandatarin.
Ajo i ka uruar suksese Konjufcës.
“Sot, në përputhje me nenin 95, paragrafin 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar z. Glauk Konjufca, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani i ka uruar suksese z. Konjufca”, thuhet në njoftimin e Presidencës.



Të tjera
Dieta me mish që i bën mirë shëndetit
Studimet zbulojnë moshën më të mirë për shtatzëni për të lindur një fëmijë inteligjent
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes Ulutashit dhe shefit të NATO-s në Itali