Liverpooli ka fituar minimalisht ndaj Real Madridit, 1-0, në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.
Pavarësisht orvatjeve të të Kuqve, ata fituan vetëm falë një goli kur Alexis MacAllister shënoi në minutën e 61-të.
Thibaut Courtois bëri tetë pritje në një ndeshje ku vendësit patën raste të qind-për-qindta.
Me këtë fitore, Liverpooli del i gjashti me nëntë pikë, po aq sa Reali një pozitë më lart.



Të tjera
Të gjithë po heshtin teksa bota është në kaos
Një lojtar si unë duhej të shënonte
Japonia e gatshme për pastrimin e minave në Hormuz nëse ka armëpushim