Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës është përfshi edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Serbinë 2025. Aty theksohet se kjo është një praktikë diskriminuese, duke shtuar edhe se aty nuk ka përfaqësim të shqiptarëve në administratë, polici dhe drejtësi.
Për këtë Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka thënë se do të kërkojnë zbatim të plotë të rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian, duke theksuar se dinjiteti dhe barazia nuk mund të jenë premtime, por standarde.
Postimi i plotë i Rexhepit:
Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë 2025 konfirmon atë që flet Lugina:
Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk respektohen në mënyrë të barabartë.
Në dokument theksohen qartë:
Pasivizimi i adresave si praktikë diskriminuese,
Nën-përfaqësimi i shqiptarëve në administratë, polici dhe drejtësi,
Vonesa në zbatimin e planit të veprimit për pakicat kombëtare,
Mungesa e qasjes së barabartë në arsim dhe në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Këto janë fakte që kërkojnë zgjidhje institucionale, jo vetëm konstatime periodike.
Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë të kërkojë zbatim të plotë të rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian, sepse dinjiteti dhe barazia nuk mund të jenë premtime – por standarde.
Shqiptarët e Luginës nuk kërkojnë as më shumë, as më pak se të jenë qytetarë të barabartë në shtetin ku jetojnë.



Të tjera
Përurohet “Dhoma mike” në stacionin policor në Zveçan, donacion i KFOR-it
Prokuroria Speciale nis hetimet për rastin e pl@gosjes së zyrtarit të BE-së në Gjakovë
Elon Berisha merr drejtimin e Malishevës