Tashmë është zyrtare. Elon Berisha do të jetë trajneri i ri i Malishevës.
Kjo u bë e ditur nga vet klubi përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.
Berisha do ta zëvendësojë Qatip Osmanin, i cili u largua para disa ditësh, pas rezultateve negative.
Elon Berisha arriti që edicionin e kaluar ta inkuadrojë Prishtinën e Re në Superligë, ndërsa u largua nga kjo skuadër në xhirot e para në kampionat, për shkak të rezultateve negative.
Aktualisht, Malisheva gjendet në vendin e gjashtë në Superligë me 16 pikë pas 12 ndeshjeve.



Të tjera
Mbështesim integrimin në BE dhe dialogun
Të gjithë po heshtin teksa bota është në kaos
Një lojtar si unë duhej të shënonte