Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar 9-vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, duke kujtuar kontributin e tij si shok dhe aktivist shembullor, përcjell KosovaPost.
Ai ka theksuar se arrestimi dhe mbajtja e tij në paraburgim ishin të padrejta dhe e bënë humbjen e tij edhe më të rëndë për familjen, shokët dhe të gjithë ata që e njohën.
Sveçla ka përshkruar ngjarjen si një “skenë krimi që ende nuk është zbardhur plotësisht, edhe pas nëntë vjetësh”. “Qendra e Paraburgimit që duhej të ishte një institucion i sigurt për çdo qytetar, u kthye në një skenë krimi që ende nuk është zbardhur plotësisht, edhe pas nëntë vjetësh”, ka shkruar ai.
Ai ka potencuar se kjo ngjarje rëndon jo vetëm familjen, por edhe të gjithë aktivistët dhe shokët e Astritit.
“Astriti na mungon për çdo ditë. Angazhohemi vazhdimisht duke e mbajtur atë në mendje e në zemër dhe duke ndjekur idealet e tij si udhërrëfyes. Drejtësia për vrasjen e tij është e domosdoshme dhe do ta kërkojmë deri sa të zbardhet e vërteta e plotë,” ka deklaruar Sveçla.



Të tjera
Ky lëng i thjeshtë që kemi në shtëpi shëron mëlçinë menjëherë
Shtatë hapa për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet në vendin e punës
10 “të vërteta” për jetën, që në fillim nuk duam t’i pranojmë