Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mirëpritur vlerësimet pozitive të Raportit të Komisionit Evropian, duke theksuar se ato pasqyrojnë progresin e arritur në forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies së gjyqësorit.
Në komunikatën e tij, KGJK tha se raporti njeh përkushtimin e udhëheqjes për rritjen e transparencës, përmirësimin e performancës gjyqësore dhe zbatimin e reformave për efikasitet më të madh, përfshirë strategjitë për komunikim institucional dhe trajtimin e rasteve të korrupsionit e krimit të organizuar.
Këshilli theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të qëndrueshëm të Sistemit të Informimit për Menaxhimin e Lëndëve (CMIS) dhe forcimit të kodit etik, duke nënvizuar se pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit mbeten parime themelore në funksionimi.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Ky lëng i thjeshtë që kemi në shtëpi shëron mëlçinë menjëherë
Shtatë hapa për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet në vendin e punës