Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar duke bërë thirrje për mbështetje të koalicionit LVV–Guxo–Alternativa, të cilin e cilëson si “koalicionin e shtetit, demokracisë dhe sigurisë kombëtare”.
Në reagim thuhet se opozita është e bashkuar vetëm në mashtrime, ndërsa LDK-ja “është shkrirë në PDK, duke humbur shpirtin dhe idealin e saj”.
Familja Imeri apelon që qytetarët të mos mashtrohen nga “patriotët e rremë”, por të zgjedhin forcat që mbrojnë integritetin dhe dinjitetin e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
– Përballë një opozite të bashkuar vetëm në mashtrime, populli duhet të zgjedhë koalicionin e shtetit – LVV, GUXO dhe Alternativa .
-Të vetmit që përfaqësojnë demokracinë, sigurinë kombëtare dhe integritetin territorial të vendit, cep më cep.
-Ata që dikur fshiheshin pas flamurit, sot janë robër të interesave personale e dosjeve të errëta..
– “Rruga e re” e Lumir Abdixhikut paska qenë platform që çon drejt Shikut një “integrim” aq i thellë sa LDK-ja tashmë është vetëm emër, pa shpirt, pa identitet dhe pa ideal.
-Në këtë realitet të përmbysur, ku mashtruesit shpallen patriotë dhe grabitqarët bëjnë fushatë për moral, është koha që qytetari të mos mashtrohet më.
-Koalicioni LVV-Guxo-Alternativa është koalicioni për shtetin, për paqen, për integritetin territorial e kushtetues, dhe mbi të gjitha – për mbrojtjen e Kosovës nga armiqtë, jashtëm apo të brendshëm, të veshur me flamur apo me kostum partiak.
-Sepse sot, më shumë se kurrë, Kosova nuk ka nevojë për fjalë të mëdha por për njerëz të drejtë, te dinjitshem dhe te guximshem.



Të tjera
Juventusi do të udhëtojë ditën e ndeshjes për në Napoli, zbulohet arsyeja
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në Komuna
Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta