Avni Dehari, babai i Astrit Deharit i cili vdiq në rrethana ende të pasqaruara në burgun e Dubravës, ka thënë se mos zbardhja e këtij rasti edhe 9 vite pas, tregon për një sistem jofunksional të drejtësisë.
Ai në një deklarim për media pas homazheve që janë bërë ka thënë se mos zbardhja e rastit më shumë po duket e qëllimshme.
“Sot është përvjetori i 9- të i rënies së Astritit në burgun e Prizrenit dhe ky rast ende nuk ka gjetur zgjidhjen. Kjo flet shumë për një sistem jofunksional të drejtësisë dhe ky jo funksionalitet më shumë duket të jetë i qëllimshëm se sa i pa qëllimshëm. Ne si familje dhe gjithë pjesëmarrësve që janë këtu, kërkoj që ky rast ta gjejë zgjidhje,sepse flet për një njollë të keqe për drejtësinë”, ka thënë Dehari.
Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, ka thënë se ka ardhur koha që Sylë Hoxha dhe Nexhmi Krasniqi ta thotë të vërtetën.



Të tjera
Mezi pres të forcojmë partneritetin
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon më 24 shkurt 2026
Si të thoni me mirësjellje se jeni të zënë