Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se LDK mund të dalë subjekti i parë politik nëse mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” , Zemaj tha se partia e tij tashmë ka performancë të mirë dhe po punon për të fituar zgjedhjet.
“Unë s’mund të paragjykoj, por ne punojmë për zgjedhjet e jashtëzakonshme që t’i fitojmë. Jemi duke punuar dhe kemi performancë të mirë”, u shpreh ai.
I pyetur nga moderatori Fidan Jupolli nëse LDK ka gjasa reale të dalë e para, Zemaj u përgjigj “Sigurisht”.
Kemi rezultat të mirë në zgjedhjet lokale dhe partia në çdo komunë ka më shumë vota sesa në zgjedhjet e kaluara. Do të angazhohemi që t’i fitojmë zgjedhjet”.



Të tjera
Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Sulme vdekjeprurëse me armë dhe bomba godasin provincën Balochistan të Pakistanit
Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi