Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar sot në Shkup me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Sashko Lafçiski.
Në takim është theksuar rëndësia e rolit të KFOR-it në mbështetjen e sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.
Gjeneralmajor Ulutaş ka vlerësuar përkushtimin e KFOR-it për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe ka falënderuar personelin e Maqedonisë së Veriut për profesionalizmin e tyre në detyrat e përditshme të misionit.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), për të garantuar lëvizjen e lirë dhe sigurinë për të gjitha komunitetet.



Të tjera
Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Sulme vdekjeprurëse me armë dhe bomba godasin provincën Balochistan të Pakistanit
Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi