Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada e Kosovës

Një vajzë e re me origjinë nga Kosova është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në një parking të lagjes pas Tregut të Gjelbër. Hetimet janë në fazën fillestare dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Në një reagim zyrtar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup konfirmoi është njoftuar se një shtetase e Kosovës është gjetur pa shenja jete në Tetovë.

Postimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit.