Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm i fshatrave do të jetë një ndër prioritetet kryesore të platformës së tij.
Ai ka theksuar se për fshatrat e Llapit do të ketë ndihmë dhe mbështetje të veçantë në bujqësi, ndërsa për Malësinë e Gollakut është paraparë zhvillimi i agroturizmit përmes programit “10 fshatrat”.
“Në fshatrat e Prishtinës do të nisim zhvillimin e qëndrueshëm. Në platformën tonë kemi paraparë që, përveç zgjidhjeve bazike, të investohet në rrugë e rrugica me trotuare e ndriçim, në bujqësi me perspektivë dhe në turizëm që sjell jetë e ekonomi në zonat rurale”.
“Për fshatrat e Llapit, ndihmë dhe mbështetje në bujqësi. Për Malësinë e Gollakut, agroturizëm dhe zhvillim ekonomik përmes programit “10 fshatrat”. Bashkë do ta kthejmë fshatin në forcë të zhvillimit të kryeqytetit”, shkroi tutje ai.



Të tjera
Hudhra mund të kurojë shumë infeksione
27 vjet pas lu*ftës, shumica e kr*iminelëve serbë vazhdojnë të jenë të lirë
Dhurata “kreative” për Shën Valentin