Fryrja e stomakut është ënjtje me dhimbje në zonën e barkut, e cila mund të shkaktohet kur hani diçka me të cilën nuk pajtohet trupi juaj.
Metodat për trajtimin e këtij fenomeni fillojnë nga konsumimi i ushqimeve të caktuara e deri te konsumimi i shumtë i ujit. Ja cfarë vakte të konsumoni për të eliminuar këtë problem:
Mëngjes
– Kos me dithëra dhe 1 filxhan manaferra
ose
– 2 vezë të ziera dhe 1 filxhan manaferra
Mes mëngjesit dhe drekës
– 1 grusht arra dhe 1 portokalli
ose
– disa shkopinj selino dhe 2 lugë çaji gjalpë kikiriku
Drekë
– Sallatë: 2 gota të mëdha me perime, 1 kastravec, 2 domate, 2 karrota të vogla, 1 avokado, 1 vezë të zierë, një lugë çaji fara (luledielli, kungull ), vaj, limon, uthull
Vakt për pasdite
– 200 ml kos me kanellë
ose
– Një filxhan me copa kastraveci dhe kopër të freskët, të kombinuara me dy lugë kos.
Darkë
– Peshk i pjekur, spinaq i gatuar me vaj ulliri dhe hudhër, perime të pjekura (patate, karrota, panxhar)
Konsultohuni me mjekun për të vërtetuar që këto produkte nuk ju bëjnë reaksion.



Të tjera
12 të vërteta jetësore që është mirë t’i kuptojmë sa më parë
Trump dhe Orban diskutojnë për sanksionet ndaj Rusisë
SHBA heq sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed Shara – “Siria ka hyrë në një epokë të re”