Studimet më të fundit kanë arritur në konkluzionin se përdorimi i saunës ka përfitime shëndetësore.
Personat që shkojnë në sauna të paktën katër herë në javë, largojnë toksinat nga trupi dhe ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut me 50 për qind.
Gjithashtu besohet që dhomat e mbushura me avull ndihmojnë zgjerimin e venave të gjakut dhe ndihmojnë personat e rritur të tejkalojnë stresin.
Studiuesit nga Universiteti Lindor në Finlandë, kanë thënë që këto përfundime ndihmojnë edhe në evitimin e sëmundjeve të zemrës.
Pacientet që vuajnë nga hipertensioni, shpesh këshillohen që të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit dhe të bëjnë më shumë ushtrime.
Por tani ka prova që edhe vizitat e shpeshta në saunë, ulin rrezikun për sëmundjet e zemrës.



Të tjera
Si ta mbani një lëkurë të shëndetshme, kujdesi gjatë verës
Erdogan: Turqia eksporton për herë të parë një anije luftarake në një vend anëtar të NATO-s dhe BE-së
Zbulohet ilaçi i ri injektues që i jep fund vuajtjes nga migrena