Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 7 nëntor 2025, rreth orës 20:30, në rrugën “Jakov Xoxa”. Gjatë kontrollit të parë, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë, një telefon mobil dhe 140 euro para të gatshme.
Në konsultim me prokurorin e rastit, policia ka vazhduar kontrollin në dy banesa dhe disa podrume që i dyshuari i shfrytëzonte. Si rezultat, janë gjetur dhe sekuestruar 17.08 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një mjet shpërthyes (bombë), një armë automatike AK-47, një tjetër pistoletë, 20 fishekë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve dhe një pajisje DVR të kamerave të sigurisë.
Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.



Të tjera
Tri shenja se diçka nuk po shkon si duhet me gjëndrën tiroide
Julian Alvarez i hapur për kalimin te Barcelona
Ky ushtrim 10-minutësh djeg më shumë kalori sesa vrapimi 30-minutësh